5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Mehaj viziton ekspozitën e Rexhep Selimit, e quan një shpirt artisti

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar ekspozitën e Rexhep Selimit që po mbahet në Prishtinë, e ku të njejtin e ka quajtur shpirt artisti.

Mehaj ka thënë se Selimi po ndjehet i lirë pavarësisht rrethanave.

Duke komentuar ekspozitën e tij Selimin e ka quajtur një artist shumëdimensional.

Mehaj ka thënë se Rexhep Selimi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit.

Postimi i plotë:

“Një shpirt artisti ndjehet i lirë në çfarëdo rrethanash, ngase përtej kufizimeve fizike në hapësirë, mendja, arti, ngjyrat nuk kanë kufizime.

Bota nuk është gri për një artist, por përjetohet në morinë e ngjyrave, trajtave dhe ngjarjeve, e padyshim artist shumëdimensional është Rexhep Selimi, veprat e të cilit ishin të ekspozuara sot në ambientet e muzeut, që sikur të ishin melodi, do i përngjanin një simfonie që me tërë meloditetin e vet dëshiron të prek thellë ndjenjat atdhetare, e si një album fotografish të ngjallë prap në memorien kolektive historinë e lavdishme të popullit tonë.

Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Rexhep Selimi po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte nga ku edhe e ka pregatitur këtë ekspozitë

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit