6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mehaj uron Kurban Bajramin: Paçi begatitë e Zotit

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Mehaj në këtë ditë nuk ka harruar ushtarakët, veteranët dhe invalidëd e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gëzuar Kurban Bajramin, Të gjithëve, qytetarë tanë të dashur të besimit islam, ushtarë, nënoficerë, oficerë e zyrtarë të Ushtrisë sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, familje të heronjve , dëshmorëve e martirëve të Kombit e Atdheut, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Në këtë festë të veçantë, paçi gjithë bekimet e begatitë e Zotit, ju dhe familjet tuaja! Solidariteti, mirëkuptimi, harmonia, gëzimi e lumturia bashkë me dashurinë për të gjithë pa dallim, qofshin edhe më të shtuara për festat e ardhshme të përbashkëta”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit