-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Mehaj thotë se blerja e raketave “Javelin” kishte nisur para dy vjet e gjysmë

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar ndaj lajmeve për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” nga SHBA-ja

Mehaj bëri të ditur se ky investim ka nisur tashmë që dy vjet, por që nuk janë të vetmit që janë në proces.

Ish-ministri gjithashtu theksojë se armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidët dhe veteranët e luftës.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës jam kontaktuar nga shumë gazetarë, miq, dashamirë dhe shokë, në lidhje me lajmet e fundit për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë.
Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar.
Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim.

Dronët, raketat “Javelin” dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës.
Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë.
Miqësia e 🇽🇰 me 🇺🇸 është e pathyeshme dhe e përjetshme.
Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik.

Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës.
Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë.
(fotografi është nga ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” në SHBA)

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit