Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Mehaj bashkëpunimin bilateral me Francën si vend anëtar i NATO-s, e ka cilësuar të rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në një postim në Facebook, ministri ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në atë takim.
“Me këtë rast, me Ambasadorin Guérot diskutuam nivelin e bashkëpunimit bilateral me fokus për mbështetjen me te madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO.”, ka shkruar Mehaj.
Gjithashtu, ministri bërë të ditur se ambasadori Guérot, ka shprehur gatishmërinë e tij për të adresuar këto çështje te autoritetet përgjegjëse franceze.
Kështu duke konfirmuar se Franca e mbështetë vendin tonë në perspektivën zhvillimore si dhe është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë duke vlerësuar edhe rolin e madh të vendit tonë në këtë aspekt.
Postimi i plotë:
Bashkëpunimi bilateral me Francën si vend anëtar i NATO-s me rëndësi edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot prita në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot me delegacionin e tij.
Me këtë rast, me Ambasadorin Guérot diskutuam nivelin e bashkëpunimit bilateral me fokus për mbështetjen me te madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO.
Nga ana e tij, Ambasadori Guérot shprehu gatishmërinë e tij për të adresuar këto çështje të autoritetet përgjegjëse franceze duke konfirmuar se Franca e mbështetë vendin tonë në perspektivën zhvillimore si dhe është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë duke vlerësuar edhe rolin e madh të vendit tonë në këtë aspekt.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=461937549380964&id=100066941695634&mibextid=Nif5oz