6.9 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Mehaj takohet me shefin e prodhuesit të dronëve Bayraktar, paralajmërohet ngritje e kapaciteteve mbrojtëse

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë një prej investimeve më të mëdha në ushtrinë e Kosovës, vitin e fundit.

Ai ka shkruar pas takimit që ka zhvilluar me shefin e kompanisë që prodhon këta dronë, Haluk Bayraktar, derisa ka theksuar se pajisjet e ushtrisë së Kosovës për qëllime të mbrojtjes do të vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë.

Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar. Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”, ka shkruar Mehaj.

Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2.

Kjo ishte bërë e ditur nga kryeministri Albin Kurti duke theksuar se dronët janë blerë nga Turqia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit