11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët janë në gjendje t’i vrasin edhe fëmijët e tyre e t’i fajësojnë shqiptarët

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me një postim të gjatë në Facebook ka folur për përpjekjet e serbëve për t’i penguar zgjedhjet e jashtëzankonshme në veri.

Mehaj tha se incidentet e shumta në veri, po nisen nga Serbia, e fajin po tentojnë t’ua lënë shqiptarëve.

“Ditëve të fundit jemi duke parë inskenimet dhe incidentet në veri të vendit dhe në disa komuna tjera ku dëmtohen pronat, automjetet apo edhe kërcënohen serbët të cilët duan të integrohen në Republikën e Kosovës, këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia e cila tenton që fajin për këto t’ua hedhë shqiptarëve”.

“Për të arritur qëllimin e tyre serbët janë në gjendje të vrasin edhe fëmijët e tyre dhe të provojnë që fajin t’ua lënë shqiptarëve”, tha tutje Mehaj, derisa këtu përmendi rastin “Panda” në Pejë, si dhe rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët.

Ministri Mehaj ka përmendur edhe deklaratën e Emisarit Gabriel Escobar, i cili tha se sulmet ndaj serbëve në veri vinë nga serbët, e jo nga shqiptarët. Kjo, tha Mehaj, tregon se edhe partnerët e Kosovës janë në dijeni për propagandën e Serbisë.

“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi”, përfundoi Mehaj.

Postimi i plotë:

Propaganda e Serbisë!

Ditëve të fundit jemi duke parë inskenimet dhe incidentet në veri të vendit dhe në disa komuna tjera ku dëmtohen pronat, automjetet apo edhe kërcënohen serbët të cilët duan të integrohen në Republikën e Kosovës, këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia e cila tenton që fajin për këto t’ua hedhë shqiptarëve.

Për të arritur qëllimin e tyre serbët janë në gjendje të vrasin edhe fëmijët e tyre dhe të provojnë që fajin t’ua lënë shqiptarëve, raste të tilla kemi edhe në të kaluarën siç është rasti “Panda” në Pejë, kur u vranë 6 të rinj serbë dhe për këtë u fajësuan shqiptarët, pastaj kemi rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët, e gjithë kjo për të bërë më të besueshme pretendimet dhe akuzat e padrejta ndaj luftës çlirimtare.

Ndërsa rasti më kulmor i një gënjeshtre të mendësisë kriminale serbe, është vetëplagosja me shishe xhami e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984. Ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, pastaj nën presionin e Sigurimit Shtetëror Serb të asaj kohe, ndërroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër.

Serbia gjithashtu është mohuese e krimeve të kryera nga aparati shtetëror i saj në gjithë Ballkanin, dhe sërish tenton të sillet si viktimë.

Qytetarët tanë e njohin mirë mendësinë kriminale të Serbisë, e njohin propagandën dhe gënjeshtrën e tyre dhe e njohin viktimizimin, prandaj besoj në maturinë e qytetarëve tanë sidomos në këto ditë kur grupet kriminale serbe po tentojnë me çdo kusht të destabilizojnë gjendjen duke inskenuar incidente në veriun e Republikës së Kosovës.

Tendencën e Serbisë është duke e kuptuar edhe bota nderkombëtare, deklarata e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: “Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tregon që për çasjen Serbisë janë në dijeni edhe partnerët tanë.

Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit