6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mehaj për punimet në Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri: Me ShBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se bashkë me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në botë.

Këto deklarata ai i bëri pas nisjes së punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, në Bazë Ajrore të NATO-s.

“Nisja e punimeve sot për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, në Bazë Ajrore të NATO-s, është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë. Orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit