0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Mehaj pasi “u parandalua sulmi terrorist në veri”: Morëm reagime të panevojshme për marshin e FSK-së

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është parandaluar një sulm terrorist në veri.

Ai ka përmendur edhe kritikat që i morën për marshin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut.

“Kjo sasi e armatimit është kapur sot nga Policia e Kosovës, për të parandaluar sulme terroriste të nxitura dhe planifikuara nga Serbia. Janë të përditshme rastet e tentimit për destabilizim të vendit tonë dhe ende dikush hamendëson për fajtorin e vetëm në këtë mes, e që është Beogradi. Sot patëm qindra reagime (të panevojshme) për një marshim kondicional të FSK-së, i cili ishte në planin vjetor të aktiviteteve dhe për të cilin ishin të njoftuar të gjithë.” – tha ai.

Ministri madje, në fund ka pyetur: “Çfarë reagimesh do të ketë ndaj Beogradit pas kapjes së kësaj sasie të armatimit?”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit