Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, të shoqëruar nga ambasadori, Nicholas Abott.
Në njoftim thuhet se në këtë takim kanë biseduar rreth sfidave të sigurisë në vend, rajon e më gjerë.
Mehaj gjatë takimit ka theksuar se ngjarjet aktuale në veri të Kosovës janë të nxitura dhe të financuara nga Rusia dhe Serbia që kanë qëllim destabilizimin e vendit.
“Ministri gjatë takimit theksoi faktin që Rusia përmes Serbisë është duke shtrirë ndikimin në Ballkan, e ngjarjet aktuale në veri të vendit janë pikërisht vepër e grupeve kriminale të nxitura e të financua nga këto dy shtete që ka për qëllim destabilizimin e vendit. Ministri po ashtu e njoftoi z. Stuart Peach për gjitha avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrotjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Peach, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Serbisë vendeve, në veçanti bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në komunat veriore të Kosovës.
Mehaj e Peach janë pajtuar që kthimi i gjendjes në normalitet dhe zbutja e tensioneve është mënyra më e mire për të ecur përpara.