5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mehaj i lumtur: Kemi një kohë të gjatë që jemi duke punuar në themelimin e Fondit të Sigurisë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shkruar në Facebook pas themelimit të Fondit të Sigurisë nga Qeveria. Ai ka thënë se ka një kohë të gjatë që po punohet për themelimin e këtij fondi.  

Mehaj ka shtuar se siguria e shtetit tonë nuk ka nënkuptuar asnjëherë pasiguri për të tjerët dhe se kështu do të vazhdojë të jetë. Ai ka thënë se tani të gjithë mund të kontribuojnë në sigurinë e Kosovës.

Ky është statusi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Bashkëkombës tanë,

Miq të vendit dhe popullit tonë liridashës dhe paqedashës,

Për Atdheun tonë, Lirinë dhe Pavarësinë e saj, dhamë shumë gjak, djersë, mund e para nga puna jonë e ndershme, në të gjitha periudhat e historisë sonë të dhimbshme e të lavdishme.

Një vullnet shumë të madh për të dhuruar donacione në mjete financiare për institucionet e sigurisë së vendit, e keni shprehur gjithmonë.

Ka një kohë të gjatë që jemi duke punuar në themelimin e Fondit të Sigurisë, në të cilin qytetarët tanë mund të kontribuojnë me mjete financiare dedikuar sigurisë në vend.

Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua dhe sot me nënshkrimin e vendimit nga ana e kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, ky fond do të jetë i hapur.

Vlerën e shenjtë të Lirisë dhe Pavarësisë së Atdheut tonë që e paguam shumë shtrenjtë, jemi të vendosur ta ruajmë me çdo çmim.

Siguria jonë kurrë nuk ka nënkuptuar pasiguri për të tjerët. Përkundrazi, dje, sot dhe nesër, ishim, jemi e do të jemi siguri e mbrojtje për të gjithë, pa dallim.

Të kontribuojmë së bashku, për të mirën e institucioneve tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

Për garantuesit e Lirisë, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të vendit.

Për garantuesit e jetërave dhe pronave tona, garantuesit e sigurisë dhe rendit tonë publik.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=284910417083679&id=100066941695634

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit