8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mehaj e Jashari në Gjermani takojnë Stoltenbergun e shumë personalitete tjera

- Advertisement -

Në Ramshtajn të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e mbi 50 shteteve, u mbajt takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës.

Në këtë takim të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, morën pjesë si përfaqësues të Republikës së Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, strategjia që duhet ndjekur në raport me kërcënimet dhe rreziqet nga politikat ekspansioniste të Rusisë, si dhe kontributin e shteteve në fusha të caktuara për mbështetje të Ukrainës dhe forcave të saj, të cilat ndodhen në betejë.

“Në këtë aspekt, Ministria e Mbrojtjes rikonfirmoi gatishmërinë për mbështetje nga Republika e Kosovës në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe menaxhimit të materieve të rrezikshme, si dhe ofrimin e trajnimeve për secilën nga fushat e lartcekura”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Pas sesionit të Grupit të Kontaktit, Mehaj dhe Jashari gjithashtu takuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksii Reznikov, ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-së, Laura Cooper, ministrin e Mbrojtjes të Suedisë, Pal Jonson, atë të Latvisë, Inara Murniece, të Kroacisë, Mario Banozhiq, të Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, Komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, gjeneral Christopher Cavoli, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Kingjin, si dhe personalitete tjera nga vendet partnere.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të ofrojë gjithë mbështetjen e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit