-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Mehaj: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të FSK-së

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë  pjesë në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, qëllimi i së cilës ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, sipas tij, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të komandantit dhe të objektivave të FSK-së.

“Si ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”, ka shkruar Mehaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit