Meghan Markle ka zbuluar detaje të pabesueshme të rutinës së saj para gjumit me Princin Harry dhe duken si çdo çift tjetër. Duke folur për Variety, Dukesha e Sussex-it zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj “skanojnë pafundësisht” kanalet kur vendosin të ndezin televizorin, të luajnë një lojë fjalësh se ajo ka mësuar frëngjisht.
“Meqenëse i kemi fëmijët në shtrat, ne luajmë pak Wordle ose praktikojmë dhjetë minuta frengjishten. Pas këtyre të dyjave, nëse ndezim televizorin, gjë që është mjaft e rrallë, ne jemi njësoj si të gjithë njerëzit e tjerë që bëjnë kërkime të pafundme në kanale dhe përfundojnë duke mos parë asgjë”, zbuloi Meghan Markle. A ka ndonjë serial që shikoni? ” Ka disa seriale të pabesueshme për momentin dhe mendoj me tregime dhe histori të mrekullueshme. Lotusi i Bardhë është një prej tyre”.
Meghan zbuloi gjithashtu se djali i tyre Archie, 3 vjeç, është një fans i madh i serialeve vizatimorë për fëmijë ‘Octonauts’ dhe ‘Storybots’.
Në të njëjtin intervistë, Meghan zbuloi se ajo dhe Princi Harry po kërkojnë të punojnë nga shtëpia për të kaluar më shumë kohë cilësore me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet. “Ne po punojmë nga shtëpia, pasi shumica e njerëzve kanë filluar gjatë karantinës. Na lejon të kemi më shumë kohë me fëmijët tanë dhe është një vendim vërtet i rëndësishëm për jetën e tyre. Nuk do ta kthejmë më kurrë atë kohë. Bëj mëngjesin dhe e nisim ditën bashkë”.