5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Meghan Markle paditet sërish nga motra e saj

- Advertisement -

Samantha Markle, motra e Meghan Markle, e ka paditur sërish dukeshën.

59-vjeçarja, e cila ka të njëjtin baba me Meghanin, thotë se dukesha e Sussex-it e ka dëmtuar atë.

Në dokumentet e Gjykatës së Apelit të arritura nga “The Sun”, Samantha pretendon: “Meghani e dinte se çfarë po bënte”.

Avokatët e saj shënojnë: “Ajo e shkatërroi Samanthan publikisht”.

“Ajo ka bërë atë që Samantha të mos mund të punojë, apo edhe të shijojë aktivitetet më të zakonshme”.

Meghani u padit nga gjysmëmotra e saj për 70 mijë euro.

Në dokumente, Samantha zbuloi gjithashtu se pretendimet e Meghanit kanë dëmtuar reputacionin e saj personal dhe profesional pasi ajo ka hasur në “vuajtje të pamëshirshme në internet”.

Kjo çështje sillet rreth komenteve të bëra gjatë intervistës së princit Harry dhe Meghan në 2021 me Oprah Winfrey-in.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit