Në pamje, Meghan shihet duke kërcyer pranë një shtrati spitali, teksa Princi Harry i bashkohet.
Videoja, e realizuar pikërisht katër vjet më parë, shfaq çiftin duke kërcyer në ritmet e këngës “The Baby Momma Dance”.
Meghan shpjegon se pasi metodat tradicionale si ushqimi pikant, ecja dhe akupunktura nuk dhanë rezultat për të nxitur procesin e lindjes, kërcimi ishte “zgjidhja e fundit”.
Në një postim tjetër, Meghan i uron ditëlindjen Lilibetit, duke shkruar: “Katër vjet më parë ajo erdhi në jetën tonë dhe çdo ditë prej atëherë është më e ndritshme dhe më e bukur. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe dashurinë!”.