22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Meghan dhe Harry postojnë video unike për ditëlindjen e vajzës (Foto+Video)

- Advertisement -

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka postuar në Instagram një video të realizuar para lindjes së vajzës së saj, Lilibet, e cila sot feston ditëlindjen e katërt.

Në pamje, Meghan shihet duke kërcyer pranë një shtrati spitali, teksa Princi Harry i bashkohet.

Videoja, e realizuar pikërisht katër vjet më parë, shfaq çiftin duke kërcyer në ritmet e këngës “The Baby Momma Dance”.

Meghan shpjegon se pasi metodat tradicionale si ushqimi pikant, ecja dhe akupunktura nuk dhanë rezultat për të nxitur procesin e lindjes, kërcimi ishte “zgjidhja e fundit”.

Në një postim tjetër, Meghan i uron ditëlindjen Lilibetit, duke shkruar: “Katër vjet më parë ajo erdhi në jetën tonë  dhe çdo ditë prej atëherë është më e ndritshme dhe më e bukur. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe dashurinë!”.

Të ngjashme

Të fundit