7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Megan Fox shkruan për abortin dhe sfidat në lidhjen e saj me MGK

- Advertisement -

Megan Fox është autorja e një libri me poezi, të titulluar “Pretty Boys Are Poisonous” (“Djemtë e bukur janë helmues”), i cili u publikua sot (7 nëntor 2023). Në të, ajo shkruan për abortin, marrëdhënien e ndërlikuar me MGK dhe ndjesitë e përjetuara në etapa të ndryshme të jetës.

Në 2 poema, të titulluara “I” dhe “II”, ajo rrëfen pikëllimin dhe zemërthyerjen e përjetuar nga një abort.

“Në anën tënde të shtratit ka një eko, 10 javë dhe 1 ditë…Mendon se nëse ajo do të mundte, do të linte një shënim për vetëvrasjen? Por tani, më duhet të them lamtumirë. Mbyll sytë dhe imagjinoj që të shtrëngoj fort në kraharor, ndërkohë që ata të heqin nga trupi im”, shprehet Fox dhe poema shoqërohet nga një ilustrim, në të cilin një grua mban një bebe. Në faqen e fundit të librit shkruhet thënia: “Do të paguaj çdo çmim, të lutem, më thuaj, cila është pagesa për shpirtin e saj?”.

Sa i përket raporteve romantike, Fox nuk përmend asnjë ish-partner, por shumë poema duket sikur janë shkruar për të fejuarin e saj, Machine Gun Kelly dhe janë frymëzuar nga sfidat që përjetoi marrëdhënia e tyre në vitin 2020.

Në shumë vargje, Megan flet për një “32-vjeçar narcist”, i cili është dashuria e vërtetë e autores.

“Ti je një varësi të cilën nuk e kurojnë lutjet”, shkruan ajo në një poemë. Ndërsa në një tjetër, shprehet: “Një djalë i bukur është një drogë vdekjeprurëse”, si dhe: “Ti po më vret, por zemra ime s’heq dot dorë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit