Një megajaht luksoz ka mbërritur në portin e Durrësit.
Megajahti “Infinity” prej 300 milionë dollarësh nga Oceanco në Holandë, në pronësi të Eric Smidt, pronarit të “Harbour Freight”, ka arritur në Shqipëri për qëllime turizmi një-ditor dhe pritet të largohet nga porti në mesnatë.
Ai është jahti më i madh i ndërtuar në Holandë dhe përmban hapësirë për akomodimin e deri në 16 të ftuarve. /EuronewsAlbania/