23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Mefi: As opozita s’i ka numrat për qeveri, le ta votojnë Haxhiun nëse i kanë

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se partitë ish-opozitare duhet ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës nëse duan të dëshmojnë se i kanë votat për qeveri të përbashkët ish-opozitare.

Bajqinovci s’mundi t’u thotë gazetarëve se Albin Kurti i ka 61 vota për qeveri të re të Vetëvendosjes – andaj edhe iu kthye ish-opozitës.

“Opozita të maturohet, të mos ia humb kohën popullit, kohën e çmuar. Dhe të votojë për kandidaten që Kushtetuta thotë që e propozon partia që i ka fituar zgjedhjet. Çështja kryesore që kandidatura për kk i takon VV-së. Neve na takon, pastaj kalojmë. Nëse i kanë votat për qeveri, le ta zhbllokojnë çështjen e kryetarit të Kuvendit. Andaj mendoj që nuk i kanë votat për krijimin e qeverisë as opozita. Le të provojmë që ta zhbllokojnë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit