Home Lajme Mefail Bajqinovci me leksione diplomacie: Kurti s’u takua me Blinkenin sepse s’kishte arsye

Mefail Bajqinovci me leksione diplomacie: Kurti s’u takua me Blinkenin sepse s’kishte arsye

0
Mefail Bajqinovci me leksione diplomacie: Kurti s’u takua me Blinkenin sepse s’kishte arsye

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka mbrojtur shefin e tij, Albin Kurti, për mostakimin me Blinkenin në Konferencën e Mynihut.

Bajqinovci ka thënë se ky takim nuk ndodhi për shkak se nuk kishte arsye. Sipas tij, kjo çështje është bërë e madhe.

Më pas, përfaqësuesi i legjislativit, vlerësoi se nuk është problematike që të mos takohet me sekretarin amerikan të shtetit, ani pse ky i fundit nuk pritoi që një takim të tillë ta regjistrojë me Vuçiqin.

“Kur kanë mesazhe normalisht që takohen. Është bërë shumë e madhe. Është takuar me liderë botërorë. Me shefa të shteteve. Unë mendoj., e keni parë takimin e zoti Kurti me zoti Blinken. Nuk mendoj se nëse nuk takohet një herë qenka diçka problematike.

Po e shohim njëfarë qasje, duke filluar nga Boondsteeli, që thonin po largohen. Pastaj u desh të reagoj ambasada amerikane. Kur u ndalua mbajtja e zgjedhjeve, thanë u prishën me Amerikën. Shkoi në SHBA dhe u takua me Blinken”, ka thënë Bajqinovci në T7.

Exit mobile version