9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mediumi slloven akuzon presidentin e UEFA-s për falsifikim të dokumenteve

- Advertisement -

Aleksander Ceferin ka qenë një njeri tejet i zënë javët e fundit. Me UEFA-n duke hetuar tashmë Juventusin, organi drejtues i futbollit evropian njoftoi muajin e kaluar se kishin hapur një hetim kundër Barcelonës për rastin “Negreira”.

Megjithatë, një hetim mund të hapet edhe për presidentin e shtëpisë së futbollit, me median sllovene Prava që pretendon se Ceferin ka ofruar një rezyme të rrejshme për karrierën e tij.

Në CV-në e Ceferin thuhet se ai ishte në bordin e drejtorëve në NK Olimpija Bezigrad, i njohur tani si NK Olimpija Ljubljana, midis viteve 2006 dhe 2011, por mediumi slloven pretendoi se nuk ishte kështu.

Thuhet se kjo do t’i kishte zhvlerësuar shanset e tij për t’u bërë president i UEFA-s, gjë që ai e bëri në vitin 2016

Për të marrë postin e drejtuesit të organit drejtues të futbollit evropian, kërkohet përvojë përkatëse.
Deri më tani, ky është i vetmi hulumtim i cituar kundër Ceferin, por situata ka shkaktuar mjaft bujë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, por kjo nuk duket mirë për kreun e shtëpisë së futbollit evropian. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit