Home Lajme Mediumi serb: Pesë emisarët kanë kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme deri në shkurt 2024

Mediumi serb: Pesë emisarët kanë kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme deri në shkurt 2024

0
Mediumi serb: Pesë emisarët kanë kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme deri në shkurt 2024

Pesë emisarët nga ShBA-ja e BE-ja raportohet se kanë kërkuar arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve deri në shkurt të vitit 2024. Kështu, të paktën raporton mediumi serb opozitar “Nova.rs”.

Kjo kërkesë, sipas këtij mediumi u është bërë të dyja palëve, dhe në të njëjtën kohë, është kërkuar që të implementohen marrëveshjet që u arritën këtë vit në Bruksel e Ohër.

Bajnska, sipas këtij mediumi është përmendur, por çështja kryesore e takimit ishte prezantimi i një plani për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe implementimin e marrëveshjeve të pranuara nga të dyja palët.

“Do të ishte ideale që marrëveshja të arrihej para fundit të vitit, por shkurti 2024 është vendosur si një afat, për shkak të zgjedhjeve dhe fushatës, fillimisht në Bruksel, e më pas në Washington.” – citohet të ketë thënë ky burim.

Ndërkohë, vlen të theksohet se “Radio Evropa e Lirë” ka raportuar që të dyja palëve u është vendosur një afat që deri të enjten të përgjigjen në lidhje me propozimet dhe kërkesat e pesë emisarëve perëndimorë.

Exit mobile version