Krasniqi, iu drejtua anëtarëve tjerë të KQZ’së që vijnë nga PDK e AAK duke iu thënë “mediumet e juaja që po i paguani”.

“E ki një nen tjetër ku t’i përcakton format apo cilat janë fletëvotimet e pavlefshme dhe asnjëri rast për të cilin PZAP ka kthy nuk bjen në domenin e fletëvotimeve të pavlefshme dhe keni qenë aty tërë kohën kur kemi qenë ne, keni qenë edhe ju por që kurrë ato mediume e juaja që i paguani, qysh i paguani, nuk iu kanë qit juve që çka jeni tu bë dhe tek jeni tu bë, por natyrisht ju kanë vërsulë dy kolegëve tuaj dhe me lejen tuaj dhe me videot që i kanë siguru vëzhguesit tuaj, se për qat mision kanë qenë, me prish procesin, jo me rregullu”, tha ai.

Atij i reagoi Ilir Gashi, duke i thënë “t’u kisha lut me u kursy në shpifje”.

Më pas fjalën e mori Sami Kurteshi, i cili përveç mediave i sulmoi edhe OJQ’të.