27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

”Meditech” e kap Shtetin / Fitoi 153 Tenderë, 75 milionë € të hyra për 4 vjet

- Advertisement -

As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë katër viteve të fundit kompania farmaceutike ”Meditech”, kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK, raporton Front Online.

Periudha e përfitimeve përfshinë vitet 2021 deri në 2025, dhe për nga shuma, kjo kompani renditet ndër përfituesit më të mëdhenj nga buxheti i shtetit në sektorin e barnave.

Pas Meditech qëndrojnë emra me peshë. Sipas të dhënave zyrtare shihet se 70% e aksioneve të saj janë në pronësi të biznesmenit Stak Staka, i cili është parë publikisht në shoqëri me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, një afërsi që ngjall dyshime të forta për ndikim politik në proceset e prokurimit publik dhe ndarjes së tenderëve.

Aksionari tjetër i ”Meditech” është Arianit Jakupi, që zotëron 10% të aksioneve, por që ka pasur një rol edhe më të ndjeshëm, raporton Front Online.

Ai ka qenë drejtor në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPM), institucion që licencon dhe regjistron të gjitha barnat që hyjnë në tregun e Kosovës.

Pikërisht në kohën sa ushtronte këtë funksion, Jakupi ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në hartimin e Listës Esenciale të Barnave, një dokument bazë që përcakton cilat produkte do të financohen nga shteti, raporton Front Online.

Kjo listë që formalisht duhej të hartohej mbi kritere shkencore dhe nevojat reale të pacientëve, përfshinë një numër të konsiderueshëm të barnave të shtrenjta të importuara nga Meditech, duke rritur fitimet e kompanisë përmes një skeme që ngjan me një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar nga brenda.

Sipas të dhënave të mbledhura, Meditech ka përfituar qindra miliona euro nga buxheti i shtetit ndër vite, kryesisht për shitjen e barnave të shtrenjta dhe kontrata të drejtpërdrejta ose të negociuara pa garë, raporton Front Online.

Njohës të sektorit të Shëndetësisë në vend thonë se kalimi i shpejtë i zyrtarëve nga pozitat publike në sektorin privat në Kosovë vazhdon të mbetet një nga format më të qarta të konfliktit të interesit, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Rasti më i freskët që ka ngritur shqetësime serioze lidhet me funksionarë të lartë të Odës së Farmacistëve, të cilët menjëherë pas përfundimit të mandatit të tyre, janë bërë pjesë ose aksionarë të kompanive private që përfitojnë tenderë milionësh nga sistemi publik. Kjo praktikë jo vetëm që krijon dyshime të forta për favorizime gjatë kohës sa kanë qenë në funksione publike.

Sipas burimeve të afërta me procesin e hartimit të Listës Esenciale të BarnaveOda e Farmacistëve ka përfaqësues të vet në komisionet përzgjedhëse, të cilët marrin pjesë në vendimmarrje për barnat që më pas tenderohen për miliona euro nga shteti. Njohës të sistemit të drejtësisë në vend alarmojmë se nëse një ish-kryetar i Odës apo një anëtar me qasje në këto procese, vetëm pak kohë pas largimit nga pozita, bëhet pjesë e kompanive që përfitojnë drejtpërdrejt nga ajo listë, atëherë ngrihen dyshime të bazuara se kemi të bëjmë me një konflikt interesi të pastër dhe të dokumentueshëm.

Transparenca e munguar, lidhjet e qarta të interesit dhe përfitimi i jashtëzakonshëm në një treg që kontrollohet nga vetë figurat që janë edhe pjesë e zinxhirit vendimmarrëse bëjnë këtë rast shembull klasik të kapjes së shtetit dhe manipulimit të tenderëve publikë në sektorin më jetik: atë të shëndetësisë.

AVONET kërkon hetim urgjent nga Prokuroria për rastin Jakupi–Meditech: Dyshohet për abuzim me miliona euro

Organizata AVONET dhe njohës të sektorit të shëndetësisë në Kosovë kanë kërkuar publikisht nisjen e një hetimi të menjëhershëm nga Prokuroria lidhur me përfshirjen e Arianit Jakupit në kompaninë farmaceutike “Meditech”, kompani kjo që vetëm gjatë viteve të fundit ka përfituar dhjetëra milionë euro përmes tenderëve nga Institucionet publike shëndetësore.

Sipas tyre, futja e Jakupit si aksionar në këtë kompani përbën një rast flagrant të konfliktit të interesit, meqë ai paraprakisht ka qenë drejtor i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), institucion ky që ndikon drejtpërdrejt në aprovimin dhe futjen e barnave në listën esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET-it, thotë se ka qenë në dijeni për veprimet që po ndërmerrte Jakupi gjatë kohës kur ishte drejtor i AKPM-së dhe ka paralajmëruar me kohë autoritetet zyrtare.
“Ne kemi pasur informacione të besueshme se Jakupi, gjatë kohës sa ushtronte funksionin publik në AKPM, ka ndikuar në përfshirjen e një numri të madh të barnave të shtrenjta të kompanisë Meditech në listën esenciale të barnave. Madje, kemi njoftuar edhe Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje që në atë kohë”, ka deklaruar Gashi.

Ai shton se kishte indicie të qarta që Jakupi do t’i bashkohej kompanisë Meditech pas përfundimit të mandatit në AKPM –së dhe në Odën e Farmacisteve gjë që realisht ka ndodhur pak kohë më vonë, përmes marrjes së aksioneve në këtë kompani, e cila më pas ka fituar tenderë në vlerë marramendëse nga buxheti publik.

“AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit që urgjentisht të nis hetimin e këtij rasti që përfshin potencialisht keqpërdorime të rënda me buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ka dyshime serioze për ndërhyrje direkte në proceset e listës esenciale dhe më pas përfitime financiare përmes kontratave publike,” theksoi Gashi.

Rasti ka ngjallur reagime edhe nga ekspertë të fushës, të cilët e shohin këtë si një shembull të qartë të asaj që në vendet demokratike ndalohet përmes rregulloreve për konflikt interesi dhe periudha të detyrueshme të “ftohjes” mes sektorit publik dhe atij privat. Në mungesë të një rregullimi të tillë në Kosovë dhe përballë mosveprimit institucional, rrethi i përfituesve të tenderëve në sektorin e shëndetësisë mbetet i paprekur.

Për aq kohë sa ky rast nuk merr përgjigje të qartë ligjore, dyshimet për lidhjet mes funksioneve publike dhe interesave privatë do të vazhdojnë të lëkunden mbi sistemin shëndetësor të vendit, duke cenuar besimin qytetar dhe duke minuar integritetin e institucioneve publike.

Ligji flet qartë: Ish-zyrtarët nuk guxojnë të përfundojnë në kompanitë që kanë mbikëqyrur

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Kosovë e ndalon qartazi që ish-zyrtarët e lartë të institucioneve publike të kalojnë menjëherë në sektorin privat, veçanërisht në kompani që kanë pasur lidhje me institucionin ku ata kanë ushtruar funksionin.

Sipas nenit 18 të këtij ligji, zyrtarët e lartë publikë, pas largimit nga detyra, nuk kanë të drejtë për një periudhë prej dy vjetësh të:

Marrin pozita drejtuese apo menaxheriale në kompani që kanë pasur marrëdhënie biznesi me institucionin që e kanë udhëhequr;

-Lidhen me kontrata – qoftë drejtpërdrejt apo përmes njerëzve të afërt – me institucionin ku kanë shërbyer;

-Përfaqësojnë ose këshillojnë kompani apo individë në lidhje me detyrat që kanë kryer në institucionin publik;

-Përdorin informacion të brendshëm për përfitime private në funksione të mëvonshme.

Madje, ligji shkon edhe më tej: institucioni ku zyrtari ka shërbyer nuk guxon të bëjë biznes për një vit me kompaninë ku ish-zyrtari është përfshirë në më shumë se 5% të kapitalit apo drejtimit – një dispozitë që synon të parandalojë skenarët klasikë të “rrotacionit të interesit”.

Për më tepër, çdo institucion publik që përballet me rrethana të tilla, është i detyruar të informojë Agjencinë Kundër Korrupsionit brenda 30 ditëve.

6 milionë euro fitim i pastër për 4 vjet

Në bazë të dhënave zyrtare të siguruara nga portali Front Online, kompania ”Meditech” ka realizuar një fitim të pastër prej mbi 6 milionë euro gjatë periudhës katërvjeçare 2021–2024, ndërsa të hyrat e përgjithshme kanë kapur shumën mbi 72 milionë euro.

Gjatë vitit 2024, kompania ka raportuar të hyra në vlerë prej 23 milionë e 225 mijë euro, ndërsa fitimi neto ka qenë 2 milionë e 259 mijë euro, duke shënuar vitin më të suksesshëm financiar deri më tani, raporton Front Online.

Në vitin 2023, të hyrat e përgjithshme kanë qenë 20 milionë e 484 mijë euro, me një fitim neto prej 1 milion e 795 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2022, të hyrat kanë arritur 15 milionë e 479 mijë euro, ndërsa fitimi ka qenë 1.6 milionë euro.

Viti 2021 paraqet periudhën me performancën më modeste, me të hyra prej 10.8 milionë euro dhe një fitim neto prej mbi 256 mijë euro.

Kontratat e nësnhkruara nga MEDITECH gjatë periudhës 07.04.2021- 18.06.2025

1. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK
Vlera e kontratës: 594,316.80 €
Data e nënshkrimit: 18.06.2025

2. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK
Vlera e kontratës: 586,429.20 €
Data e nënshkrimit: 18.06.2025

3. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Vaksina nga LBE për IKSHPK
Vlera e kontratës: 3,480,000.00 €
Data e nënshkrimit: 13.06.2025

4. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Vaksina nga LBE për IKSHPK
Vlera e kontratës: 1,970,000.00 €
Data e nënshkrimit: 13.06.2025

5. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 361,406.50 €
Data e nënshkrimit: 03.06.2025

6. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 1,922,186.60 €
Data e nënshkrimit: 03.06.2025

7. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 577,415.08 €
Data e nënshkrimit: 03.06.2025

8. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizimi me thjerrëza dhe material përcjellës për oftalmo
Vlera e kontratës: 87,037.20 €
Data e nënshkrimit: 20.05.2025

9. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
Vlera e kontratës: 653,600.00 €
Data e nënshkrimit: 07.05.2025

10. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
Vlera e kontratës: 102,277.44 €
Data e nënshkrimit: 07.05.2025

11. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 365,337.00 €
Data e nënshkrimit: 07.04.2025

12. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 420,232.50 €
Data e nënshkrimit: 02.04.2025

13. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 2,074,063.68 €
Data e nënshkrimit: 02.04.2025

14. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 389,289.60 €
Data e nënshkrimit: 20.02.2025

15. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 3,571,619.25 €
Data e nënshkrimit: 20.02.2025

16. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 589,163.52 €
Data e nënshkrimit: 20.02.2025

17. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 567,772.00 €
Data e nënshkrimit: 27.12.2024

18. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me OPTOTIP – LCD monitor për Oftalmologji
Vlera e kontratës: 980.00 €
Data e nënshkrimit: 12.12.2024

19. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm – Pejë
Titulli i kontratës: Furnizim me Xhilpera Novifine
Vlera e kontratës: 986.00 €
Data e nënshkrimit: 10.12.2024

20. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Ultraza për Oftalmologji me sondat A, B për perimetri, tonometër dhe lente të ndryshme
Vlera e kontratës: 99,224.02 €
Data e nënshkrimit: 04.12.2024

21. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LBE
Vlera e kontratës: 1,081,167.10 €
Data e nënshkrimit: 30.10.2024

22. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LBE
Vlera e kontratës: 5,230,517.60 €
Data e nënshkrimit: 30.10.2024

23. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 71,500.00 €
Data e nënshkrimit: 28.10.2024

24. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 68,000.00 €
Data e nënshkrimit: 28.10.2024

25. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 70,000.00 €
Data e nënshkrimit: 28.10.2024

26. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte të Listës Esenciale për SHSKUK-106
Vlera e kontratës: 235,550.00 €
Data e nënshkrimit: 04.10.2024

27. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE
Vlera e kontratës: 1,125,000.00 €
Data e nënshkrimit: 08.08.2024

28. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE
Vlera e kontratës: 649,359.20 €
Data e nënshkrimit: 08.08.2024

29. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë
Titulli i kontratës: Furnizim me Lente (IOL) për Cataract
Vlera e kontratës: 15,000.00 €
Data e nënshkrimit: 31.07.2024

30. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicional për klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekim Intenziv Qendror
Vlera e kontratës: 22,680.00 €
Data e nënshkrimit: 23.07.2024

31. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizimi me thjerrëza dhe material përcjellës për oftalmo
Vlera e kontratës: 54,002.59 €
Data e nënshkrimit: 01.07.2024

32. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore për ekzaminimin e sëmundjeve okulare për Klinikën e Neonatologjisë
Vlera e kontratës: 131,900.00 €
Data e nënshkrimit: 20.06.2024

33. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK – 030
Vlera e kontratës: 11,359.04 €
Data e nënshkrimit: 28.05.2024

34. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Trastuzumab Origjinator 440mg amp) nga LE
Vlera e kontratës: 455,781.00 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024

35. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Rituximab Origjinator 100mg amp) nga LE
Vlera e kontratës: 95,153.52 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024

36. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE
Vlera e kontratës: 114,400.00 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024

37. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Faricimab 120mg inj) nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 68,587.68 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024

38. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (004)
Vlera e kontratës: 439,567.50 €
Data e nënshkrimit: 14.05.2024

39. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (004)
Vlera e kontratës: 14,353.92 €
Data e nënshkrimit: 14.05.2024

40. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ritender 2 “Furnizim me produkte specifike Carfilzomib 10mg 5 ml për sëmundje të rralla nga LE”
Vlera e kontratës: 55,938.60 €
Data e nënshkrimit: 13.05.2024

41. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ritender 2 “Furnizim me Carfilzomib 30 mg 15 ml produkte specifike për sëmundje të rralla nga LE”
Vlera e kontratës: 248,624.00 €
Data e nënshkrimit: 13.05.2024

42. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 40,000.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

43. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 36,999.99 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

44. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 22,000.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

45. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 5,400.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

46. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 7,200.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

47. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 6,900.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

48. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 4,400.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

49. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 5,500.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

50. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 1,800.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

51. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 2,500.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

52. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 5,100.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024

53. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Methoxy polyethyleneglucol-epoetin beta 100mg inj) nga LE
Vlera e kontratës: 1,233,700.00 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024

54. Autoriteti kontraktues: SHSKUKTitulli i kontratës: Furnizim me barna (Erythropoiesis-stimulating agents 2000 IU 0.3ml) nga LE
Vlera e kontratës: 264,983.55 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024

55. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Nivolumab 10mg ml – 4ml inf. nga LE
Vlera e kontratës: 308,984.00 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024

56. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Nivolumab 10mg ml – 10ml inf. nga LE
Vlera e kontratës: 1,526,200.00 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024

57. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Pertuzumab + Trastuzumab inj SC 1200mg–600mg) nga LE
Vlera e kontratës: 383,110.40 €
Data e nënshkrimit: 12.04.2024

58. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Pertuzumab + Trastuzumab inj SC 600mg–600mg) nga LE
Vlera e kontratës: 3,568,065.40 €
Data e nënshkrimit: 12.04.2024

59. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 35,100.00 €
Data e nënshkrimit: 12.04.2024

60. • Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 10,692.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

61. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 227,250.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

62. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 5,250.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

63. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 500.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

64. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 4,250.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

65. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 1,000.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

66. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 13,600.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024

67. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Bevacizumab, Origjinator 400mg 16ml inf nga LE-153
Vlera e kontratës: 723,024.25 €
Data e nënshkrimit: 12.02.2024

68. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Rituximab origjinatori 500mg 50ml amp) nga LE
Vlera e kontratës: 553,561.20 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2024

69. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Dasatinib 100mg tbl) nga LE
Vlera e kontratës: 58,400.00 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2024

70. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 396,705.00 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2024

71. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 34,992.00 €
Data e nënshkrimit: 04.12.2023

72. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizim me thjerrëza dhe material përcjellës për repartin e oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 7,971.37 €
Data e nënshkrimit: 17.11.2023

73. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore për oftalmologji pediatrike
Vlera e kontratës: 123,900.00 €
Data e nënshkrimit: 15.11.2023

74. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së (110)
Vlera e kontratës: 282,660.00 €
Data e nënshkrimit: 15.11.2023

75. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Rituximab 1400mg – 11.7ml) nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 915,000.00 €
Data e nënshkrimit: 15.11.2023

76. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me vaksina DTaP-IPV-Hib dhe vaksina Meningokok
Vlera e kontratës: 2,409,600.00 €
Data e nënshkrimit: 13.11.2023

77. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Dornase alpha dhe Imiglucerase nga LE
Vlera e kontratës: 572,508.00 €
Data e nënshkrimit: 30.10.2023

78. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (084)
Vlera e kontratës: 30,624.90 €
Data e nënshkrimit: 11.10.2023

79. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (084)
Vlera e kontratës: 14,376.60 €
Data e nënshkrimit: 11.10.2023

80. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 124,200.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

81. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 5,832.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

82. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 29,160.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

83. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 9,720.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

84. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 14,472.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

85. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 14,904.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

86. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 75,000.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

87. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 15,444.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023

88. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Erythopoiesis-stimulating agents 2000IU 0.3ml)
Vlera e kontratës: 101,602.80 €
Data e nënshkrimit: 18.09.2023

89. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Methoxy polyethyleneglycol-epoetin beta 100mg inj)
Vlera e kontratës: 574,656.00 €
Data e nënshkrimit: 18.09.2023

90. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Rituximab origjinator 500mg 50ml flakon)
Vlera e kontratës: 239,918.00 €
Data e nënshkrimit: 18.09.2023

91. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 600,326.40 €
Data e nënshkrimit: 05.09.2023

92. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 2,984,136.60 €
Data e nënshkrimit: 05.09.2023

93. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Bevacizumab, Origjinator 2023 nga LE
Vlera e kontratës: 460,451.20 €
Data e nënshkrimit: 29.08.2023

94. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Servisimi dhe funksionalizimi emergjent i pajisjes oftalmologjike Lenstar LS 900
Vlera e kontratës: 6,490.00 €
Data e nënshkrimit: 02.08.2023

95. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së (046)
Vlera e kontratës: 224,486.10 €
Data e nënshkrimit: 26.07.2023

96. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Rituximab Origjinator 100mg 10ml)
Vlera e kontratës: 209,618.64 €
Data e nënshkrimit: 26.07.2023

97. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Trastuzumab – Origjinator 440mg injeksion
Vlera e kontratës: 1,703,987.00 €
Data e nënshkrimit: 13.07.2023

100. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 5,131.28 €
Data e nënshkrimit: 03.07.2023

101. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 975,000.00 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023

102. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 520,228.00 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023

103. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 521,228.40 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023

104. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 975,000.00 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023

105. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Nivolumab 10mg/ml – 4ml)
Vlera e kontratës: 308,984.00 €
Data e nënshkrimit: 17.05.2023

106. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Nivolumab 10mg/ml – 10ml)
Vlera e kontratës: 1,526,200.00 €
Data e nënshkrimit: 17.05.2023

107. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizim me thjerrëza dhe pjesë të ndryshme për oftalmo
Vlera e kontratës: 7,971.37 €
Data e nënshkrimit: 14.04.2023

108. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Pertuzumab 30mg/ml – 14ml
Vlera e kontratës: 1,896,104.00 €
Data e nënshkrimit: 05.04.2023

109. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 10,962.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023

110. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 191,991.60 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023

111. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 4,860.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023

112. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 1,944.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023

113. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 3,132.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023

114. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 133,633.80 €
Data e nënshkrimit: 22.03.2023

115. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me vaksinë DTaP-IPV-Hib
Vlera e kontratës: 418,600.00 €
Data e nënshkrimit: 14.03.2023

116. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për SHSKUK (103)
Vlera e kontratës: 112,047.00 €
Data e nënshkrimit: 06.03.2023

117. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për SHSKUK (103)
Vlera e kontratës: 15,725.00 €
Data e nënshkrimit: 06.03.2023

118. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Fingolimod nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 90,192.96 €
Data e nënshkrimit: 26.01.2023

119. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim emergjent me Insulina Analoge
Vlera e kontratës: 1,818,682.20 €
Data e nënshkrimit: 18.01.2023

120. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për klinikën e Kardiologjisë
Vlera e kontratës: 43,500.00 €
Data e nënshkrimit: 23.11.2022

121. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizimi me pajisje mjekësore – dy llote
Vlera e kontratës: 25,500.00 €
Data e nënshkrimit: 27.10.2022

122. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me paisje mjekësore Oftalmologjike për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 99,960.00 €
Data e nënshkrimit: 19.10.2022

123. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me paisje mjekësore Oftalmologjike për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 282,440.00 €
Data e nënshkrimit: 19.10.2022

124. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Temozolamide 140mg tbl nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (053)
Vlera e kontratës: 207,060 €
Data e nënshkrimit: 29.09.2022

125. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Nivolumab 10mg ml 4ml nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (053)
Vlera e kontratës: 144,000.00 €
Data e nënshkrimit: 19.08.2022

126. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Nivolumab 10mg ml 10ml inj nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (053)
Vlera e kontratës: 704,400.00 €
Data e nënshkrimit: 19.08.2022

127. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Bevacizumab (origjinator) 25mg ml inj nga Lista e Re Esenciale për SHSKUK
Vlera e kontratës: 1,051,098.00 €
Data e nënshkrimit: 29.07.2022

128. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 35,604.00 €
Data e nënshkrimit: 29.07.2022

129. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Erlotinib 100mg tbl nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 83,340.00 €
Data e nënshkrimit: 23.06.2022

130. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me pjesë, servisimi dhe funksionalizimi i paisjeve mjeksore – K. Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 8,480.00 €
Data e nënshkrimit: 21.06.2022

131. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me pjesë, servisimi dhe funksionalizimi i paisjeve mjeksore – K. Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 3,480.00 €
Data e nënshkrimit: 21.06.2022

132. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material jashtë LE-së për Klinikën e Oftalmologjisë – Ritender
Vlera e kontratës: 82,650.00 €
Data e nënshkrimit: 21.06.2022

133. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte medicinale për trajtim te sëmundjeve të rralla nga Lista Esenciale – LOT 7 Dornase alpha
Vlera e kontratës: 581,400.00 €
Data e nënshkrimit: 09.06.2022

134. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna ( Rituximab (origjinator) 100mg 10ml inj ) nga Lista e Re Esenciale
Vlera e kontratës: 201,178.80 €
Data e nënshkrimit: 06.06.2022

135. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna { Rituximab (origjinator) 500mg 50ml inj } nga Lista e Re Esenciale
Vlera e kontratës: 770,000.00 €
Data e nënshkrimit: 06.06.2022

136. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Trastuzumab (origjinator) 440mg inj nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (031)
Vlera e kontratës: 1,901,600.00 €
Data e nënshkrimit: 30.05.2022

137. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte medicinale për trajtim te sëmundjeve të rralla nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 630,000.00 €
Data e nënshkrimit: 25.05.2022

138. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 1,362,500.00 €
Data e nënshkrimit: 25.05.2022

139. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material jashtë LE-së për Klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 223,955.50 €
Data e nënshkrimit: 10.05.2022

140. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (014)
Vlera e kontratës: 151,200.00 €
Data e nënshkrimit: 15.04.2022

141. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Tocilizumab nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 205,164.00 €
Data e nënshkrimit: 30.03.2022

142. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (011)
Vlera e kontratës: 166,751.20 €
Data e nënshkrimit: 14.03.2022

143. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Pertuzumab 30mg ml ) nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (109)
Vlera e kontratës: 1,696,600.00 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2022

144. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE
Vlera e kontratës: 307.50 €
Data e nënshkrimit: 09.09.2021

145. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 1,953,028.00 €
Data e nënshkrimit: 24.08.2021

146. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 518,592.00 €
Data e nënshkrimit: 24.08.2021

147. Autoriteti kontraktues: Komuna e Prishtinës
Titulli i kontratës: Furnizim emergjent me insulina për nevojat e QKMF
Vlera e kontratës: 182,148.00 €
Data e nënshkrimit: 05.07.2021

148. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Ocrelizumab nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 750,000.00 €
Data e nënshkrimit: 29.06.2021

149. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 60,000.00 €
Data e nënshkrimit: 07.05.2021

150. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Tocilizumab nga LE për nevojat e Klinikave të SHSKUK-së për trajtimin e pacientëve me Covid 19
Vlera e kontratës: 367,732.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2021

151. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 913,315.00 €
Data e nënshkrimit: 23.04.2021

152. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Green EndoLaser Intraoperativ për pajisjen ekzistuese Stellaris PC Vision Enhancement System
Vlera e kontratës: 14,958.00 €
Data e nënshkrimit: 08.04.2021

153. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista e Re Esenciale Emergjent për Nevojat e SHSKUK-së (044)
Vlera e kontratës: 37,020.00 €
Data e nënshkrimit: 07.04.2021

Të ngjashme

Të fundit