Home Sport Mediet serbe “çohen peshë”, u pengon tatuazhi i Dakut për Katanën

Mediet serbe “çohen peshë”, u pengon tatuazhi i Dakut për Katanën

0
Mediet serbe “çohen peshë”, u pengon tatuazhi i Dakut për Katanën

Mirlind Daku në ndeshjen e tij të parë me Shqipërinë në “Air Albania” gjeti rrugën e golit. Ai shënoi në një nga ndeshjet me të rëndësishme të kuqezinjëve në Evropian, derisa ishte realizator në golin që “vulosi” fitoren ndaj Polonisë.

Nga gëzimi i madh ai hoqi fanellën e Shqipërisë dhe kështu u zbulua tatuazhi në shpinën e futbollistit – guri i thyer në kufirin Kosovë – Shqipëri dhe “Katana 138” kushtuar komandantit Agim Ramadani.

Mediumi kroat “Dnevnik” ka shkruar se shfaqja e këtij tatuazhi ka penguar media të ndryshme në Serbi. Ato kanë kërkuar dënimin e sulmuesit gjilanas. Daku golin ua ka kushtuar të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës dhe kështu mundësuan që shqiptarët nga të gjitha trevat të luajnë për Shqipërinë

Exit mobile version