21.3 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Mediat zvicerane shkruajnë për vrasjen në Klinë: Viktima, biznesmen në Lucern

- Advertisement -

Mediat zvicerane kanë shkruar për vrasjen e djeshme në Klinë.

Blick, shkruan se viktima e këtij rasti, Anton Prela, ishte një biznesmen i njohur që jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Sipas mediumit prestigjoz zviceran, i njëjti është pronar i një garazhe në Lucern.

Për mediumin flet edhe një shok i viktimës.

“Ne kemi qenë gjithmonë bashkë për rrugë, në Kosovë dhe në Zvicër. Ai ishte një biznesmen i suksesshëm me një zemër të madhe, gjithmonë duke u munduar të ndihmojë njerëzit”, thotë ai për Blick-un.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit