Eliminimi i Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke qenë si kampion në fuqi, diket se do të ketë pasojat e pritura për trajnerin Carlo Ancelotti.
“Los blancos” pësuan në dy duele nga Arsenali, me rezultat të përgjithshëm 1:5, derisa mediat në Spanjë janë të bindura se Ancelotti është në muajt e fundit në krye të Real Madridit.
Vet Ancelotti, ka përmbledhur përshtypjet e tij pas eliminimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ekipi u përpoq, por ne nuk arritëm të bënim një kthesë. Arsenali kaloi me meritë. Ka dy anë të futbollit. Lumturia, të cilën e kemi shijuar vitet e fundit dhe trishtimi, të cilën po e përjetojmë tani”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.
Një nga pyetjet për teknikun italian ishte e ardhmja e tij.
“Ne jemi ende në lojë për të fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për Klube. Nuk mund të flas tani nëse do ta drejtoj Realin në Kupën e Botës. Nëse klubi vendos të më zëvendësojë, nuk ka asnjë problem. Unë do ta falënderoj. Nuk e di dhe nuk dua ta di”, u shpreh Ancelotti.