Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Raporti u miratua me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Siç ka njoftuar “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.
Siç raportojë mediat serbe, thuhet se kundër këtij propozimi që Republika e Kosovës të antarësohet në KiE ishin: Maja Vukuceviç nga Mali i Zi, përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës Snjezana Novakoviç, si dhe dy përfaqësuese të Serbisë – Biljana Pantiç Pilja dhe Dunja Simonovië Bratiç. Përfaqësuesja e Greqisë abstenoi.