Fitorja e madhe e Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë ka bërë jehonë të madhe në mediat serbe, të cilat e kanë quajtur disfatën ndaj kuqezinjve si “humbjen më të rëndë në histori”.
Me golin e vetëm në ndeshje nga Rey Manaj, ekipi i drejtuar nga Sylvinjo i dha fund shpresave të Serbisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror.
Titujt e mediave në Beograd pas ndeshjes ishin të mbushur me zhgënjim:
“Çfarë shoku në Leskovc, Shqipëria mposht Serbinë”, “Debakël i një Serbie të shkretë ndaj Shqipërisë” e “Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori”.


