-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Mediat në Shqipëri: Nga Izraeli evakuohet vajza e ministrit Sveçla, ishte në avionin që ateroi në Tiranë nga Tel Aviv

- Advertisement -

Operacioni i parë për evakuimin e shtetaseve shqiptarë që gjendeshin në Izrael përfundoi me sukses, për ata persona që u lajmëruan pranë ambasadës shqiptare atje.

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme i thanë gazetës Tema se në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkrun Gazeta Tema.

Mes të evakuarve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, e cila ishte studente në Izrael.

Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptarë drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babai i saj, Ministri i Brendshëm i Kosovës.

Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izreal, por sot mbasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.

Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shteasit e tyre aty ku janë dhe do t’i evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit