19.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Mediat në Evropë shkruajnë për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

- Advertisement -

Kosova mbrëmë shënoi një fitore historike ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Djemtë tanë, fituan me rezultat 2-0 me Rexhbeçajn dhe Muriqin që shënuan golat.

Për suksesin e “Dardanëve”, kanë shkruar edhe mediat e mëdha në Evropë dhe rajon.

“Një rikthim i tmerrshëm për Alexander Isakun”, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

“Makth për Alexander Isakun, pasi Suedia u poshtërua nga Kosova”, shkruan britanikja The Mirror.

“Një shuplakë suedeze në fytyrë në kualifikueset e Kupës së Botës” dhe “Ekipi kombëtar suedez i futbollit arriti në fund të fundit”, shkruan agjencia norvegjeze e lajmeve NTB.

“Festa suedeze”, shkruan gazeta norvegjeze VG.

“Suedia është e dëshpëruar”, shkruan norvegjezja TV2.

“Jon Dahl dhe Suedia të poshtëruar nga Kosova” dhe “Një fillim vërtet i keq i kualifikimeve të Kupës së Botës”, shkruan gazeta daneze Ekstrabladet.

Kosova, me fitoren e mbrëmshme ngjiten në pozitën e 2-të në tabelë duke grumbulluar 3 pikë, ndërsa Suedia me 1 pikë.

Të ngjashme

Të fundit