7.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën kundër referendumit serb në Kosovë

- Advertisement -

Media prestigjioze ndërkombëtare, si Washnigton Post dhe Associated Press, kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku u miratua rezoluta për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.


“Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Washington Post.

“Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në raportimin e Associated Press.

Për miratimin e kësaj rezolute raportoi edhe The Columbus Telegram.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, 76 deputetë votuan pro kësaj rezolute.

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar me shumicë votash rezolutën për referendumin e Serbisë që po planifikohet të mbahet edhe në Kosovë.

Rezoluta në fjalë, e harmonizuar me katër grupe parlamentare ka marrë 76  vota pro,  asnjë kundër dhe një abstenim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit