19 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Mediat malazeze dhe boshnjake raportojnë për një takim sekret Grenell-Dodik në Mal të Zi

- Advertisement -

Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi malazez, Antena M, i dënuari dhe deri dje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar sot fshehurazi me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell.

Takimi është zhvilluar në hotelin “One and Only”, dhe ka qenë e pranishme edhe një kongresiste amerikane nga Partia Republikane.

Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi.

Aeroplani i Qeverisë së Republikës Serbe është kthyer mbrëmjen e sotme nga Mali i Zi, gjë që është regjistruar edhe nga aplikacioni për ndjekjen e aviacionit civil ADSB, raporton klix.ba.

Grenell, i cili në administratën e dytë të Donald Trumpit përmendej për disa funksione të rëndësishme shtetërore – përfshirë edhe ato të sekretarit të shtetit, shefit të CIA-s, apo emisarit të posaçëm për Amerikën Latine dhe Lindjen e Largët – gjatë mandatit të parë të Trumpit shërbeu si emisar i posaçëm për Ballkanin dhe Kosovën.

Megjithatë, në fund u detyrua të pranojë postin e kryetarit të Bordit Drejtues të Qendrës legjendare Kennedy, nga e cila, pas emërimit të tij dhe marrjes së pushtetit nga Trump, u larguan të gjitha figurat e rëndësishme të kulturës amerikane.

Megjithëse në një “pozicion më të ulët” nga sa pritej, Grenell mbeti shumë i afërt me presidentin amerikan dhe shihet shpesh në fotografi dhe video nga rezidenca e Trumpit në Florida.

Ai gjithashtu ka mbetur një ndërmjetës jozyrtar për Ballkanin për familjen Trump, sidomos në interesat e tyre afariste në Serbi dhe Shqipëri.

Të ngjashme

Të fundit