6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mediat britanike: 40% e emigrantëve që hynë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, ishin nga Shqipëria

- Advertisement -

Jo vetëm vazhdon të mbetet aktive, por e ashtuquajtura rrugë ballkanike po ringjall sërish shqetësimin e BE-së, për shkak të shtimit të ndjeshëm të numrit të emigrantëve që po kalojnë prej saj.

Një raport i fundit i Organizatës Europiane të Kufijve FRONTEX që u referohet të dhënave të emigrimit për nëntë muajt e vitit 2022, tregon se vetëm në shtator u evidentuan 19.160 persona , dy herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Raporti vlerëson se numri i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare në shtator mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga emigrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria është pjesë e Rrugës Ballkanike ku emigrantët e parregullt hyjnë nga Greqia dhe udhëtojnë drejt vendeve perëndimore duke kaluar drejt Malit të Zi apo përmes Portit të Durrësit për në Itali.

Me shqetësim, raporti evidenton tendencat e emigrimit të paligjshëm janë shfaqur edhe përmes hapësirës detare nga Vlora në brigjet italiane.Në përpjekje për t`iu përgjigjur presionit të lartë të emigrimit, Frontex ka vendosur më shumë se 2360 oficerë dhe staf në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.

Sipas përllogaritjeve paraprake në nëntë muajt e parë të këtij viti, ka pasur rreth 228 mijë hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në muajin gusht ndërkohë, mediat britanike shkruanin se 40% e emigrantëve që hynin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, ishin nga Shqipëria. Vitin e kaluar, sipas të dhënave qeveritare, La Manshin e kaluan 757 shqiptarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit