Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhuruar Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, si shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e saj të palëkundur për sovranitetin e Kosovës dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë ceremonisë, Osmani vlerësoi angazhimin e deputetes Kearns në rritjen e vetëdijes për sfidat dhe rreziqet me të cilat përballet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.
Ajo e cilësoi deputeten britanike si një mike të madhe të Kosovës dhe theksoi falënderimin e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe për kontributin në forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.






