12.1 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

“Më vunë dinamitin te dera e shtëpisë”, Duka flet pas ngjarjes së rëndë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, dha një deklaratë të shkurtër për mediet, pasi një sasi lënde shpërthyese iu vendos në derën e banesës së tij, mbrëmjen e së hënës.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi”, tha Duka.

“Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa. Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç, që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, shtoi Presidenti i FSHF-së për mediet. /A2/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit