-8.6 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

“Më vjen keq…”/ Selena Gomez nuk resht së postuari unazën e fejesës

- Advertisement -

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, nuk mund të ndalojë së postuari foto të unazës së saj të fejesës. Mesa duket partneri i saj, Benny Blanco, ka bërë një punë  vërtetë të shkëlqyer me këtë dhuratë.

Ylli i “Only Murders in the Building” ka postuar disa pamje të reja të diamantit të madh në gishti, duke i dhënë një pasqyrë të shkëlqyer ndjekësve në Instagramin e saj. Ajo shpërtheu në entuziazëm për këtë unazë, duke thënë: “Më vjen keq, postimi i fundit… kam ëndërruar këtë moment gjithë jetën”.

Epo mund t’i themi se nuk ka nevojë për kërkesa faljeje, Selena… ky gur i madh 8 karatësh është me të vërtetë diçka për t’u krenuar dhe admiruar!

Selena postoi një video ku drita e diellit reflektohet mbi diamantet e unazës në atë që duket të jetë kopshti i saj, pranë pishinës, dhe gjithashtu ndau një selfie në pasqyrë, ku shfaq unazën duke mbajtur iPhone-in e saj.

Edhe pse ka postuar vazhdimisht për këtë gur të jashtëzakonshëm në mediat sociale, duket se ajo nuk është ende gati ta ekspozojë në publik. Kur u fotografua në fundjavë, unaza nuk ishte në gishti i saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit