5.5 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Me videon prekëse, Romeo na tregoi në mënyrën më të bukur se e mbështet lidhjen e Donaldit me Beatrixën

- Advertisement -


Beatrix u largua të premten nga “Big Brother VIP” e më shumë se të gjithë, mungesën e saj e ka ndjerë Donaldi, i cili prej muajsh po jetonte një romancë të bukur me të.

Kur Trixa u largua, aktori i dha “porositë” dhe i tha të telefononte binjakun e tij, Romeon, nëse do kishte nevojë për gjë. Mirëpo në mediat rozë, fakti që Romeo nuk ndiqte Beatrixën në Instagram, u bë shkak që të përflitej se ai nuk e mbështeste lidhjen e të vëllait.

Megjithatë, ditën e sotme iu ka treguar të gjithëve qëndrimin e tij. Duke qenë se ai menaxhon rrjetet sociale të vëllait, ka postuar nga aty një video prekëse të çiftit.

E ndarë në dy pjesë, sipër duket Donaldi i vetmuar pas daljes së Trixës, e poshtë aktori i përqafuar me këngëtaren, kur ajo ishte në shtëpi.

Krahas videos, shkruhet “Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”. Gjithashtu ka shkruar “Qëndro i fortë zemra ime” në hashtags, bashkë me shenjën e shumëpërfolur nga “Spiderman”, duke i bërë tag edhe Beatrixës

Epo, Romeo nuk mund të gjente mënyrë më të bukur për të treguar se mbështet vëllain në çfarëdolloj momenti dhe çfarëdolloj zgjedhjeje që bën në jetë…

https://www.instagram.com/reel/CZJ23FrqtTb/?utm_medium=copy_link

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit