-6.5 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Me vetëm 13% të rinumëruara, LVV humb mbi 1 mijë vota në Podujevë

- Advertisement -

Procesi i rinumërimit në komunën e Podujevës ka arritur në 13,64%, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar humbjen më të madhe të votave.

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, LVV ka humbur 1,093 vota.

Pas saj renditen:

LDK: −134 vota

PDK: −132 vota

AAK: −45 vota

Sa i përket kandidatëve të LVV-së që kanë pësuar më së shumti humbje votash, lista kryesohet nga:

Ejup Maqedonci −285 vota

Vendenis Lahu −254 vota

Adelina Stublla −175 vota

Drita Pajaziti −66 vota

Fitim Haziri −59 vota

Ilir Kërçeli −50 vota

Albin Kurti −45 vota

Glauk Konjufca −30 vota

Fahrush Rexhepi −30 vota

Shqipe Mehmeti Selimi −22 vota

Kujtojmë se Infokus raportoi më herët gjatë ditës se rinumërimi në Podujevë kishte rinisur, pasi procesi kishte ngecur në 11 vendvotime. Rezultatet pritet të përditësohen në vazhdim, ndërsa përqindja e votave të rinumëruara rritet.

Burime nga QNR kanë bërë të ditur se në mesin e shumë vendvotimeve që do t’i nënshtrohen rinumërimit, përfshihen edhe 6 vendvotime nga komuna e Podujevës

Të ngjashme

Të fundit