22.5 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Me vendimet e fundit, Ronaldo shuan “ëndrrën” e tifozëve për një rikthim në Evropë

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka mbyllur zyrtarisht derën për një rikthim në Evropë.

CR7 e ka treguar qartë përkushtimin e tij ndaj Al-Nassr me rinovimin historik të kontratës. Legjenda portugeze e ka konsoliduar rolin e tij jo vetëm si lojtar, por edhe si ambasador i Pro Ligës Saudite dhe i ambicieve gjithnjë e më të mëdha të Arabisë Saudite në futboll.

Vendimi i Ronaldos për të zgjatur kontratën i dha fund muajve të spekulimeve mbi hapin e tij të ardhshëm. Shumë nga tifozët e tij ende tundohen nga ideja e një rikthimi të mundshëm në futbollin evropian, por deklaratat e tij e tregojnë qartë se ai ka shumë pak gjasa të luajë sërish në ligat evropiane.

Duke e kujtuar deklaratën e tij në korrik 2023, fituesi pesë herë i “Topit të Artë” ishte i qartë: “Jam 100% i sigurt që nuk do të kthehem në asnjë klub evropian, dera është plotësisht e mbyllur.”

Ikona portugeze veçoi Premier League si përjashtim i vetëm nga ajo që e quajti rënie e përgjithshme e cilësisë.

Ronaldo ka zgjatur qëndrimin e tij te Al-Nassr deri në vitin 2027, duke nënshkruar atë që konsiderohet gjerësisht kontrata më fitimprurëse në historinë e futbollit.

Raportet sugjerojnë një pagë bazë prej rreth 200 milionë euro në vit, me bonuse performance, tarifë nënshkrimi dhe madje edhe përfitime si aeroplan privat, duke e çuar potencialisht fitimin e tij në 400 milionë euro gjatë dy sezoneve.

Mirëpo aspekti më domethënës nga marrëveshja thuhet se është përfshirja e tij me 15% pjesëmarrje në pronësinë e klubit saudit, duke e bërë atë aksionar, jo thjesht yll të skuadrës.

39-vjeçari nuk e trajton aventurën e tij saudite si “tur pensioni.” Ai ende flet për arritjen e 1000 golave në karrierë dhe pjesëmarrjen në një tjetër Kupë Bote. Ndërkohë, mbërritja e tij ka fuqizuar Ligen Profesioniste Saudite me interesim global televiziv, yje evropianë veteranë dhe një ribrendim që ushqen drejtpërdrejt kandidaturën e mbretërisë për Kupën e Botës FIFA 2034. Ronaldo përpos që është figura komerciale e kësaj përpjekjeje, po ashtu është edhe një nga arkitektët e saj.

Një gjë është e qartë, Cristiano Ronaldo nuk po i kalon vitet e fundit të karrierës. Ai po ndërton në mënyrë aktive fazën e ardhshme të perandorisë së tij në futboll dhe Evropa nuk bën më pjesë në këto plane.

Të ngjashme

Të fundit