9.7 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Me uniformat e UÇK-së veshur, veteranët kalojnë kufirin në këmbë për të marrë pjesë në protestë

- Advertisement -

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur marshimin simbolik në këmbë drejt Tiranës, duke kaluar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Të veshur me uniformat e UÇK-së dhe të rreshtuar një nga një, ata do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet sot në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin shqiptar.

Kjo protestë është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të kërkimit të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në lidhje me këtë, përfaqësuesi i veteranëve tha:
“Qëllimi ynë është mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare dhe kërkimi i drejtësisë për të gjithë të akuzuarit, të cilët po përballen me procese të padrejta në Hagë,” duke theksuar rëndësinë e solidaritetit të popullit në këtë kauzë.

Protesta synon të dërgojë një mesazh të qartë për mbështetjen e figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare dhe ruajtjen e dinjitetit të luftës së tyre për liri./report-tv.al

Të ngjashme

Të fundit