0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Më thirrni Jennifer Affleck! J.Lo ndryshon mbiemrin e saj pas martesës me Ben Affleck

- Advertisement -

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas, tre muaj pasi u fejuan sërish.

Çifti i njohur si ‘Bennifer’ u martuan të shtunën në Clark County, Nevada, dhe shkëmbyen betimet në një ceremoni të vogël.

Jennifer do të marrë gjithashtu mbiemrin e Affleck. Zyra e regjistrimit të Clark County tregon se ylli i popit do të ndryshojë emrin e saj në “Jennifer Affleck”.

Jennifer më vonë zbuloi se Beni i propozoi martesë kur ajo po bënte banjë, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

“A keni imagjinuar ndonjëherë se ëndrra juaj më e madhe mund të realizohej?” shkroi ajo.

“Natën e së shtunës, teksa isha në vendin tim të preferuar në tokë (në banjën me flluska), dashuria ime e bukur u ul në një gju dhe propozoi”.

“Më zunë krejtësisht në pakujdesi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur shumë për të kuptuar se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: është po?”. Unë thashë PO sigurisht që është një PO”.

“Unë po buzëqeshja aq shumë dhe lotët më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë kaq tepër e lumtur dhe e plotë”.

“Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë…vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtonin se do të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit