24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Me takimin e parë me Thaçin, Ilir Meta përkujton ndërhyrjen e NATO-s: Bombardimi i dha fund gjenocidit

- Advertisement -

Aksioni i NATO-s i nisur 25 vite më parë në mbrëmje vonë zgjoi shpresa të mëdha te vëllezërit tanë kosovarë për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre në një Kosovë të lirë.

Kështu shkruan ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili krahas mesazhit ka ndarë momente të veçanta të shënjuara në kujtesën e tij.

Meta thotë se është kënaqësi të ndajë këto momente nga takimi i parë me drejtuesin e UÇK-së, Hashim Thaçi, dhe me vëllezërit kosovarë në Kukës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s.

Sipas kreut të Partisë së Lirisë, bombardimi i dha fund gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përgjakjes së Ballkanit për një dekadë të tërë nga “Kasapi i Beogradit”, Milosheviç.

Më tej ai ka shprehur mirënjohje ndaj NATO-s, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe të gjithë vendet e tjera, që shpëtuan një popull të tërë nga gjenocidi dhe çelën një perspektivë të re afatgjatë për të gjithë rajonin.

Për Metën , ndryshime të mëdha kanë ndodhur në rajon që nga krijimi i shtetit të ri të Kosovës që është një shembull për demokracinë funksionale, zgjedhjet e lira dhe deri te zgjerimi i NATO-s në rajon përfshirë edhe Shqipërinë.

Hasani kujton ndërhyrjen vendimtare të NATO-s për lirinë e Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s 25 vjet më parë në luftën e Kosovës, kur forcat aleate bombarduan Serbinë dhe i dhanë lirinë popullit kosovar nga zgjedhja e Slobodan Millosheviçit.

Përmes një publikimi në X- ish-Twitter, Hasani shkruan se 25 vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicieve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

“Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike”, përmend Hasani.

Një mesazh lidhur me ngjarjet e ka dhënë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka thënë se pikërisht ajo ndërhyrje e NATO-s, i dha lirinë dhe pavarësinë më tej Kosovës.

Përmes një publikimi në X, ish-Twitter, Begaj shkruan se NATO-ja ndërhyri për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë dhe sot përkujtohet kjo ngjarje me rëndësi historike për Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

“Ndërhyrja e NATO-s sipas kreut të shtetit, e udhëhequr nga SHBA-të, i dha të drejtë kauzës së popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.

“Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, u mundësua më pas pavarësimi dhe krijimi i Republikës së Kosovës, një histori suksesi e shtetndërtimit demokratik”, shkruan presidenti.

Në mbyllje ndërkaq, ai reflekton se prania e NATO-s në Kosovë sot, përmes KFOR-it, vijon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në rajon.

“Sot përkujtojmë sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë. Nder përjetë heronjve të kombit!”, përmbyll ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit