-8.2 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi flet edhe për raportin me Inën

- Advertisement -

Pas daljes nga shtëpia, ai foli për herë të parë për “Shqipëria Live”, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.

Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.

Keijsi foli edhe për lojën duke thënë se Inën e goditën moralisht.

“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”.

“Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, shtoi ndër tjerash

Të ngjashme

Të fundit