11.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Më shumë vizitorë në Korçë, operatorët ndihmohen nga inteligjenca artificiale

- Advertisement -

Këtë sezon, ndryshe nga viti i kaluar, pritet të ketë 10% më shumë rezervime turistësh të huaj në juglindje të Shqipërisë. Rezervimet, sipas operatorëve turistikë, kanë filluar që vitin e kaluar. Kërkesa e lartë ka filluar tashmë jo vetëm nga turistët që vijnë nga vendet europiane, por edhe nga Azia.

Në ndihmë operatorëve turistikë u ka ardhur edhe Inteligjenca Artificiale, duke i ndihmuar të kontrollojnë disponueshmërinë në kohë reale dhe të koordinojnë rezervimet nga platforma të ndryshme pa gabime apo vonesa. Kjo teknologji ka sjellë një ndryshim të madh, duke optimizuar punën dhe duke ofruar një përvojë më të mirë për turistët e huaj, shkruan A2 CNN.

Një vit më parë, 85 përqind e turistëve që kanë vizituar juglindjen kanë qenë turiste të huaj. E gjithë kjo falë kontratave që operatorët turistikë kanë me agjenci të huaja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit