-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Më shumë  se autonomi e më  pak se pavarësi

Shkruan: Hisen Berisha
Kjo është ofertë e Milloshevicit dhe pazari rreth të cilët po e bëjnë dialoguesit e sotëm alias refuzuesit e djeshëm të  Republikës së  Kosovës – shtet i pavarur e sovran.
Koncepti i Milloshevicit është preambulë pesëfjalëshe e planit aktual franko-gjerman.
Kështu duhet përkufizuar fenomenin politik që tani po lakohet si marrëveshje gojore/deklarative kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë, athua se po bëjnë pazar një traktor të vjedhur, e jo fatin e Kosovës dhe popullit shqiptarë.
Ne duhet ti konsolidojmë veprimet politike në mbrojtje të Kosovës.
Ne nuk kemi kapacitet me luftua ndaj Borelin e Lajçakut por, duhet të  mobilizohemi politikisht në mbrojtjen e Republikën e Kosovës dhe nga dhënia me qira Serbisë, nga  ky ekip tyxharësh politik, apo ”çeçenizimi’ i Kosovës siç e kam përkufizuar që në fillimet e kësaj qeverisjeje.
Obligimet që pretendohet të marr Kurti, nuk guxojnë kurrsesi të ratifikohen, as me votën time, as të atyre që ndihen shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtë  duhet ta kemi si detyrë prioritare. Ndryshe, nëse dështojmë në  ndaljen e këtij rreziku politik, shteti i Kosovës shndërrohet në “krahinë autonome” të Serbisë.
ATY KU S’KA AMERIKË, S’KA DOKUMENT AS NËNSHKRIM.
Këto, zhvillime që  pritet të  ndodhin e që po mundohen të  kamuflohen në  zhurmën e krizave periferike të  njëpasnjëshme që po improvizon “byroja politike” e partisë shtet, të kësaj qeverie, janë veprimet e koordinuara ekskluzive të  shërbyesve të Beogradit.
Të  gjithë treguesit politik qojnë kah ajo se nuk do të  ketë  nënshkrim të ndonjë marrëveshje, edhe s’mund të  ketë as marrëveshje që  do të  mund të  nënshkruhet nga këta njerëz pa kredibilitet nacional.
Këto janë veprime politike të cilat e favorizojnë Serbinë dhe Kurtin, pra janë zhvillime politike ekskluzivisht në interes shtetëror serb.
Falënderua Kushtetutës së vendit, që një marrëveshje për tu quajtur ndërkombëtare duhet të ratifikojë me 2/3 e votave, në kuvend dhe unë  si deputet i kësaj legjislature do ta mbrojë me votë shtetin e pavarur të Kosovës dhe besoj shumë se në një front me mua do të kem edhe djem e vajza tjerë shqiptar.
Fabula politike e diplomacisë  ndërkombëtare  që  po ia kërkojnë Serbisë patjetër aplikimin e sanksioneve kundër Rusisë, i përjashton Albinin dhe diplomacinë  kosovare të  bëhen protagonistë të saj. Ata fitojnë atë që ua gjuan Vuçiq si diçka me vlerë të pakët ose hiq pa vlerë.
Ndoshta diplomacia serbe e sheh rrugë më të mençur ecjen drejt sanksioneve ndaj Rusisë se sa njohjen e Kosovës. Prandaj, edhe mund të pritët që  ti ndërrojmë rolet sa i përket  nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, nga pozicionet që  kishim në Rambuje. Për serbet, është  fitore të  nënshkruhet plani franko-gjerman kështu siç është pa njohje por, pa detyrim të  ndryshimit të  kushtetutë s serbe, pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në  nivel ambasadoresh, pa detyrimet tjera që  rrjedhin nga marrëveshjet tashmë  të  nënshkruar gjatë  procesit të  dialogut ndër vite.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit