Kim Kardashian ka habitur ndjekësit e saj me një dekor të jashtëzakonshëm festiv në rezidencën e saj luksoze në Hidden Hills, Los Angeles.

Ylli i reality show-t publikoi një video në Instagram ku tregonte më shumë se 50 pisha të zbukuruara me borë artificiale dhe mijëra drita të bardha, duke krijuar një atmosferë që ajo e përshkroi si “mjaft të çmendur”.

Megjithatë, ndjekësit nuk e kursyen kritikën. Disa komentuan se shtëpia dukej më shumë si “dyqan pemësh Krishtlindjesh” ose “morg”, duke ironizuar mbi tepricën e dekorimeve.

Ky nuk është hera e parë që Kim tërheq vëmendjen me dekorimet e saj ekstravagante, përfshirë pemë me kartëmonedha dhe muzikantë të paguar për të interpretuar melodi Krishtlindjesh për fëmijët e saj.







