24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Më shumë se 40 të vdekur nga zjarret në Mesdhe

- Advertisement -

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur – shumica në Algjeri – në zjarret në Mesdhe që kërcënojnë fshatrat dhe vendpushimet, ku mijëra njerëz janë evakuuar, shkruan BBC.

Greqia po përgatitet për evakuimet e radhës nga Rodosi, pasi zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.

Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk tregon përmirësim – temperaturat pritet të rriten mbi 44C në pjesë të Greqisë.

Zjarret që u përhapen në Siçili e detyruan Italinë të mbyllë për pak kohë aeroportin e Palermos.

Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, ku 34 viktima, përfshirë 10 ushtarë, vdiqën gjatë evakuimit në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit.

Autoritetet algjeriane thanë se 80% e zjarreve ishin shuar që nga e diela, por përpjekja masive për shuarjen e plotë vazhdon.

Të ngjashme

Të fundit