Home Sport Më shumë para nga UEFA për klubet shqiptare, rriten të ardhurat pas firmës së Al Khelaifit

Më shumë para nga UEFA për klubet shqiptare, rriten të ardhurat pas firmës së Al Khelaifit

0
Më shumë para nga UEFA për klubet shqiptare, rriten të ardhurat pas firmës së Al Khelaifit

Lajm i mirë për klubet shqiptare, të cilat do të përfitojnë më shumë para nga UEFA në edicionet e ardhshme, me apo pa pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare.

UEFA dhe ECA, organizata që përfaqëson klubet profesioniste në Europë, kanë nënshkruar një marrëveshje  të re që do të garantojë shumë më tepër të ardhura për klubet europiane të futbollit.

Në një takim mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe presidenti të ECA-s, Naser Al Khelaifi, është folur dhe është arritur akordi për ndarjen e të ardhurave nga të drejtat televizive dhe marketingu për periudhën 2024-2027.

Hapi i parë për të cilin është arritur akordi, është rritja e kontributit të solidariteti që u dërgohet federatave për skuadrat që nuk marrin pjesë në kompeticone apo eliminohen në kualifikuese pa shkuar në fazën në grupe. Shifra që do u shpërndahet atyre është rritur në 1,32 miliardë euro, duke bërë që të ketë përfitime më të mëdha për të gjithë klubet profesioniste në Europë.

Edhe për pjesëmarrësit në fazën në grupe do të ketë ndryshime të rëndësishme, pasi shpërblimet për pjesëmarrjen do të rriten nga 25% në 27,5%, ashtu si edhe ato që kanë lidhje me rezultatet nga 30% në 37,5%. Ato që do të pësojnë zbritje, janë të ardhurat që sigurohen nga market pool dhe renditja historike, që do të ulen nga 45% në 35%, në mënyrë që të mos jenë klubet e njohura ata që përfitojnë automatikisht shifrat më të rëndësishme që pa filluar kompeticionet.

Exit mobile version