4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Më shumë kimi ka pasur Ilnisa me Terrin” – mesazhet epike të publikut për banorët e BBV

- Advertisement -

Ditën e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, produksioni iu dha mundësi 3 të preferuarve të zgjidhnin dy banorë të cilët do të kishin mundësi të shihnin se si komentohen nga jashtë, së bashku me të gjithë banorët e tjerë. Komenti për Ledjonën ishte ai që la me gojë hapur banorët. Në të shkruhej:

“Nëse ka një person që e kalon Gracianon për nga poshtërsia je ti Lediona.”

Ledjona e habitur nga komenti, pyet se çfarë poshtërsie ka bërë ajo brenda dhe kjo ka sjellë shumë reagime mes banorëve. Komenti i radhës ishte për Heidin, në të cilin shkruhej:

“Më shumë kimi ka pasur Ilnisa me Terrin sesa Romeo dhe Heidi.”

Ky koment ka shkaktuar të qeshura tek banorët, nga ku Ilnisa ka sqaruar se bëhet fjalë për një video virale ku ajo në një nga emisionet e saj po zgjonte nga gjumi qenin i cili më pas ishte gati ta sulmonte.

Pas komentit të saj ishte radha e Albit:

“Akoma në shtëpi ky? Po tani këllqet e kujt po kërkon?”.

Albi vendos të mos përgjigjet në moment për komentin, por u shpreh se do ta sqarojë gjatë ditëve në vazhdim.

Komenti për Rozën kishte lidhje me përplasjet e saj me Heidin.

“Roza të ra maska bashkë me Riket e tua. Herë tjetër mos bëj shenjën “H” në tavolinë, shkelni syrin dhe imitoni Heidin siç e bëni tek krevati”.

Roza zgjodhi të përgjigje në këtë mënyrë:

“Për ta imituar e kam imituar në dhomën e rrëfimit, por unë nuk kam gjë kundër Heidit.”.

Ajo shtoi më tej se nuk do ta komentonte fare nëse Heidi nuk do të ndërhynte mes debatit të saj me Romeon. Nga ana tjetër komentet për këtë të fundit ishin të shumta.

Ndërsa për Romeon, një nga komenet e publikut ishte:

“Romeo prishi lojën me Julin për të hyrë në banjo se gjoja do falej dhe e pamë sa u fal, turp, përdori Zotin për ca vota më shumë, se që kur iku Ervin Gonxhi as se kemi parë më të falet”.

Romeo u përgjigj:

“Unë nuk e prisha lojën me Julin gjoja do falesha, sepse unë u fala. Unë përdora Ervinin se nuk dija adetet, e kam thënë.”

Ndërkohë që një koment tjetër për Romeon, shkruante:

“E kisha paragjykuar Romeon më dukej mashtrues, përfitues, arrogant. Në Big Brother ka treguar që di të respektojë një vajzë dhe t’i japë hapësirë. Ka treguar empati dhe është me këmbë në tokë. #HeRo”.

Erjola ka ndërhyrë menjëherë duke thënë se hashtag-un #HeRo e ka përdorur ajo për herë të parë dhe më pas ka filluar të përdoret edhe nga fansat e marrëdhënies Heidi-Romeo.

As komentet për Ilnisën nuk kanë munguar ku njëri prej tyre ishte mjaft pozitiv.

“Ti je zonja dhe luanesha e shtëpisë, lëre ‘babon’ se po zihet me zarin e vet Julin.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit